Ayn Rand | |
---|---|
Born | 2 shkurt 1905 Shën Petersburg, Rusi |
Died | 6 mars 1982 New York, SHBA |
Genre | Filozofia |
Website | |
Ayn Rand.org |
Ayn Rand (1905-1982) lindur me emrin Alisa Zinov'evna Rozenbaum, ishte një shkrimtare, filozofe dhe skenografe amerikane me origjinë ruse.[1][2] Autore e veprave të famshme si “The Fountainhead” dhe “Atlas Shrugged” (shqip, “Revolta e Atlasit”). Themeluese dhe promovuese e rrymës filozofike të Objektivizmit. Mbështetëse e individualizmit dhe e egoizmit racional, kuptuar si virtyti më natyror dhe më i rëndësishëm, i cili ka të bëjë me kërkimin e të mirës individuale pa i shkaktuar dëme të tjerëve.[3] Mbështetëse e kaptalizmit laissez-faire, por që refuzonte të quhej libertariane për shkak se nuk dëshironte të asociohej me anarkistët.[4]